Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi janë negociatorët e Partisë Demokratike për presidentin e ri të Republikës.Komisioni i Rithemelimit mandatoi dy deputetët që të bisedojnë me të gjitha partite opozitare për të arritur në një qendrim të unifikuar të opozitës në raport me procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit.

Sali BerishaIsh-kryetar i pd“Këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike.”

 

Ne mbledhje nuk janë diskutuar as emra dhe as kritere. Por vetë Sali Berisha ka ironizuar kriterin e vendosur nga Enkelejd Alibeaj që kreu i shtetit të jetë jopolitik

 

“Të imagjinosh një president jo politik është një absurditet pasi posti i presidentit është qartësisht politik. Vërtet nuk është një post ekzekutiv, por është përfaqësues dhe politik. Çdo parashikim kundër këtij kriteri është i gabuar, i stisur dhe nonsens.”

 

Berisha ka përsëritur akuzat të ashpra ndaj Enkejeld Alibeajt.

 

“Personi në fjalë është ministër i Edi Ramës”

 

Nga nesër pritet që Oerd Bylykbashi e Luciano Boci të nisin negociatat me partitë opozitare, por të njëjtën levizje do të bëjë edhe Enkelejd alibeaj i cili ka marrë mbështetjen e 21 deputetëve për të biseduar me aleatët.

 

Nga këto dy procese paralele negociatash mbetet për tu parë se në krah të kujt do te rreshtohen aleatet e PD, në krah të Sali Berishës apo në krah të Enkelejd Alibeajt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re