Ministrja e Shtetit për Standartet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Pushteti” në Fax News ku ka folur në lidhje me programin e PS në mandatin e tretë qeverisës por gjithashtu edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ekonomi tha se gjatë procesit të sotëm ku secili prej deputetëve shkroi tre emra si propozime për presidentin e ri, kishte pasur një reflektim personal mbi cilësitë që këta persona duhet të zotërONIN. Ndër të tjera, Ekonomi zbuloi se në zarfin e propozimeve, kishte qenë edhe emri i një zonje.

Ekonomi: Ne kaluam sot në një proces që dhamë tre emra dhe secili nga ne bëmë një reflektim personal. Unë personalisht mendova se duhet të jetë një njeri që vjen me një profesionalizëm me një mënyrë që e shikon pak më gjerë dhe ka një reflektim për arritjet.

Është e rëndësishme qëfigura e presidentit të transmetojë gjëra kardinale. Duhet një njeri që ka përulësi, thjeshtësi dhe ajo që unë mendoj se ka shumë rëndësi është fakti që të jetë një njeri që ta dojë Shqipërinë. PS ka mundësinë e herës së parë ta zgjedhë vetë presidentin në bazë të votave.

Mendojmë se presidenti është një figurë që do t’i shërbejë vendit për 5 vite dhe kështu duhet një figurë që të ketë aftësinë të jetë i gjithëpranueshëm sepse aty duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët dhe të harrojë përfaqësinë politike.

Pyetje: Në zarfin ku votuat për propozimet në lidhje me presidentin, kishte emër zonje?

Ekonomi: Po kishte emër zonje. Ne kishim mundësi të jepnim tre emra dhe në këto tre emra kishim mundësi të kujdeseshim për barazinë gjinore.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re