Ditën e nesërme pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30. Enkelejd Alibeaj konfirmoi pasditen e së hënës se opozita do të jetë pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve, dhe bashkë me të të pranishëm do të jenë edhe Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, mesila Doda dhe Griuda Duma.

 

Njoftimi i Kuvendit:

 

Nesër, ditën e martë, datë 10 maj, ora 12.30, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja do të transmetohet live në faqen ëeb dhe në FB e Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të saj.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re