Ditën e sotme Shqipëria ka bërë një arritje historike, teksa është zgjedhur anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në lidhje me këtë arritje të madhe të vendit tonë ka reaguar dhe ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka vlerësuar për këtë sukses punën e diplomacisë shqiptare ndër vite.
“Ulja në Këshillin e Sigurimit UN është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në UN në 1955, Shqiperia u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!” shkruan Bushati.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
