Megjithese theu vendimin e bojkotit te strtukturave te PD dhe hyri ne Kuvend pa lejen e Lulzim Bashes, Lefter Maliqi nuk i ka kursyer keshillat per liderin demokrat.

“Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme me qeveri teknike dhe pa Ramën kryeministër. Shumë mirë do të ishte dhe fitorja e opozitës do ishte shumë e thellë, por koha për shqiptarët, socialistët e ndershëm e demokratët nuk pret.

Z. Basha kam qenë kritik ndaj jush, kritika të cilat i kam bërë publike por mqse situata politike dhe ekonomike në vend është përkeqsuar si asnjehere tjetër, mqse jemi në krizë institucionale pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, me Reformë në Drejtësi që përpiqet ta kap, mqse jemi në varfëri, pasiguri dhe po vriten shpresat për hapjen e negociatave në BE për herë të 4 per shkak te krimit te organizuar, korrupsionit, krizës në vend dhe emigrimit masiv, detyrohem tu adresoj sa më poshtë.

Këto kosto e zhgënjime të shqiptareve spikatën si reagim masiv në votimet moniste të jashtligjshme të 30 qershorit ku populli ndëshkoi me braktisje, mospjesmarrje, dhe pavlefshmëri votash Rilindjen e Krimit.

Si deputet që pranova me ndërgjegje të jem i pavarur, ju këshilloj, pa asnjë interes personal, por për interesa të demokratëve, socialistëve të ndershëm, opozitës së bashkuar, të ardhmes se shqiptarëve për hapjen e negociatave ne 17-18 tetor, se duhet ti përgjigjeni thirrjes se Presidentit të Republikes për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 13 tetor me kandidat potencial që ti shërbejnë votuesve, Jua këshilloj këtë pasi unë besoj se  do fitoni shumicën e bashkive edhe me Ramën kryeministër. Dhe këtë entuziazëm të fitores, këtë dëshirë shprese të qytetarëve për ndryshim, ta motivoni e përcillni kudo dukë kërkuar moralisht zgjedhjet e menjëhershme parlamentare të parakohshme.

Hekuri rrihet sa është i nxehta. Rama le të ketë pushtete, krimin, policinë, lekët e drogës etj, por të gjitha këto së bashku nuk e mundin dot drejtësinë, ndershmërin, shpresën e shqiptarëve të cilët presin me padurim ndryshimin, presin ndëshkimin me votë të Rilindjes Rama më keq se në 30 qershor.

Mos e lini të keqen të qetë, z.Basha, por mobilizohuni dhe guxoni të shkoni kokë lart në 13 tetor, i sigurt dhe i vendosur për suksesin e fitores së demokracisë dhe kthimin e shpresës e besimit të shqiptarëve.

Mos i lini lotët e 30 qershorit të Ramës të thahen, mos e lejoni urrejtjen që ka ai me socialistët ti iki, mos e lejoni që dashurinë që ka për krimin dhe Rilindjen ti shuhet.

Goditeni në 13 tetor me votë që mos ta ketë më mendjen as tek Mamica, as tek Tao Tao, as tek tepsia, as tek filxhani, as tek Romeo e Zhulieta, por ta ketë vetëm tek mbidozat, çitjanet, lotët dhe pikturat bardh e zi”, shkruan deputeti Lefter Maliqi në faqen e vete në rjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re