Skip to content

Zgjedhje të parakohëshme në Bashkinë Tiranë? Ja çfarë tha kryeministri dje në mbledhje

img 3858 1 1 1140x570 1

Në mbledhjen 30-minutëshe me dyer të mbyllura të mbajtur dje me nënkryetarët e bashkisë së Tiranës, drejtuesit politik të qarqeve, drejtorët e bashkisë dhe të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë, kryeministri është ndalur shkurtimisht te zgjedhjet e parakohshme në disa bashki të vendit.

Sipas raportimeve ai është shprehur:

“Nuk i dihet nëse do kemi zgjedhje të parakohshme në Tiranë tani apo pas dy vitesh”.

Gjatë takimit, kryeministri u ka kërkuar drejtuesve politik, të ngrenë grupe pune për të rifreskuar burimet njerëzore në të gjitha bashkitë e vendit.

“Ky proces për Bashkinë Tiranë do të zhvillohet në një moment tjetër,” citohet të ketë deklaruar ai.