“Nëse kryeministri do të kishte shpallur zgjedhjet përmes rrugës parlamentare për 45 ditë. A është PD-ja gati për zgjedhjet parlamentare?” Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje kryetari i opozitës, Lulzim Basha në një intervistë që ka dhënë në RTSH.

“PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar. Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Beteja për t’u garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj” – tha Basha.

Basha tha se opozita mbështet italisht ngritjen e SPAK dhe BKH dhe se të gjitha të tjerat janë propagandë e qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re