Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme, që mund ta bëjnë atë vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta. Ky raund i ri u thirr nga kryeministri aktual, Pedro Sanchez, pasi partia e punëtorëve socialistë spanjollë dhe aleatja e saj nga ekstremi i majte, Unidas Podemos , u mposht në zgjedhjet lokale dhe rajonale të majit.

 

Sondazhet kanë nxjerrë në avantazh partinë popullore të krahut të djathtë kundër socialistëve të Sanchezit, por për të krijuar qeverinë i duhet edhe mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox.

 

Një koalicion i tillë do t’i kthente të djathtët në qeverinë spanjolle për herë të parë që kur vendi kaloi në demokraci, në fundin e viteve 70`, pas sundimit gati 40-vjeçar të diktatorit Francisco Franco.

 

Qeveria e Sanchez e ka drejtuar Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19 dhe është përballur me një rënie ekonomike të nxitur nga inflacioni dhe të përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

 

Zgjedhjet po mbahen në kulmin e verës, teksa miliona votues do të jenë duke

pushuar larg qendrave të tyre të votimit. Por kërkesat për votim me postë janë rritur, ndërsa zyrtarët kanë parashikuar një pjesëmarrje prej rreth 70 përqind të personave më të drejtë vote.

 

Procesi në të cilin pritet të marrin pjesë 36 milionë votues, do të mbyllet në orën 20:00, ndërsa rezultatet thuajse përfundimtare pritet të bëhen të ditura deri në mesnatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re