Drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, në një deklaratë për mediat, deklaroi se sipas tij janë bërë parregullsi në kutitë e votimit. Sipas tij, janë tre kuti votimi që janë gjetur fletë më shumë se sa numërues, e kjo sipas tij është e pavlefshme.

Çela iu drejtua qytetarëve të Beratit duke i thënë se mandati është e tyre, e shtoi se ata që këtë mandat e kanë kaluar në një forcë tjetër politike do të mbajnë përgjegjësi.

“Në KZAZ nr 66 në Berat, ka pasur fletë votimi më shumë se sa votues, në mënyrë të dhunshme janë quajtur të vlefshme, duke bërë transferimin të dheshëm të mandatit të LSI ën drejtim të një force tjetër. Ka pasur parregullsi të shumta në Qarkun e Beratit, janë mbushur kutitë, është e dokumentuar, e provuar, të pasqyruara nga anëtarët e KQZ, janë shënuar në tabelën përfundimtare, ku, pranohet qartë që në kutitë përkatëse ka pasur më shumë fletë votimi se sa votues, kjo e bën atë të pavlefshme.

Nuk votojnë personat që s’kanë emrat në listë. Kutitë e mbushura janë të pavlefshme, por dhunshëm me miratimin 4 me 3 të mazhorancës janë quajtur të vlefshme, kjo është e vërteta. I siguruar qytetarët, mandate është i tyre, kush ka tentuar të kalojë mandatin tonë në një forcë tjetër, do të mbajë përgjegjësi. Numri i fletëve të votimit më shumë se numërues, është e konfirmuar. Nuk do të jetë e vlefshme nëse do të jetë i mbushur”, tha Çela.