Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur për herë të parë për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka akuzuar se janë kërcënuar komisionerët e tij dhe për këtë ka bërë me dije se ka dërguar 3 denoncime në SPAK lidhur me procesin zgjedhor të zhvilluar në bashkitë e Shkodrës, Dibrës dhe Rrogozhinës.

“Aleanca e ‘non gratave’ kërcënoi, bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas. Ne kemi dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën e Rrogozhinën, si dhe kemi kallëzuar KZAZ e Vorës për mospërmbushje të detyrave.

Një pjesë e mospjesëmarrjes i takon opozitës, PD, na takon neve. Një reflektim të thellë sa i takon analizës sonë të brendshme, që ka nisur, nevojës për t’u shkëputur totalisht nga e shkuara, nevojës për të dëgjuar njerëzit”, u shpreh Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re