Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se nuk kishte ndërmend që të bënte zgjedhje false në partinë e tij.

Bardhi në një shkrim në mediat sociale thotë se Rama ndihet i frikësuar për zgjedhjet brenda partisë së tij dhe prandaj është marrë me procedin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Teksa ka publikuar një video nga përgjimet e ‘Bild’, Bardhi shkruan se shqiptarët e dinë të gjithë se Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar.

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.

Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota.”- tha Bardhi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re