Drejtuesi i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një bashkëbisedim me gazetarët tha se afati i partive politike për depozitimin e listave shume emërore në KQZ është deri me datë 8 mars.

Ndonëse dje Partia Demokratike regjistroi në KQZ koalicionin me 13 parti politike, LSI-ja, një aleate e saj, në këto zgjedhje ka vendosur të kandidojë e vetme.

Por, në qarqe ku ajo e ka të vështirë të sigurojë qoftë një mandat deputeti, si në Kukës e Dibër, mund të përfshihet në një listë të përbashkët me Partinë Demokratike.

“Në vlerësimin tonë konfirmohet vullneti i partive politike për të garuar në një listë të përbashkët.

Është logjike, që deri në prezantimin e listës shumë emërorë partitë do të jenë në negociatë për emrat.

Ne nuk kemi bërë një vlerësim të dokumentacionit e partive që kanë depozituar në KQZ koalicionet e tyre. Momenti final që përcakton se cili është numri i kandidatëve në listë të përbashkët, është data 8 mars”, tha Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re