Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat pas mbylljes së procesit të votimit tha se ka pasur 1094 tentativa për votim të dyfishtë. Celibashi gjithashtu shtoi se ka pasur gjithashtu edhe shumë zgjedhës që kanë shkuar në fraksionine gabuar të qendrës së votimit.

“Sipas të dhënave të sistemtit të pajisjeve elektronike të identifikimit, 34.37%. Kjo është për ato qendra që kanë raportuar përmes sistemit elektronik. Kemi 1094 tentativa për votim të dyfishtë, nuk do të thotë që janë domosdoshmërisht aq zgjedhës. Mund të jetë një zgjedhës që kanë tentuar të votojë disa herë.

Kemi dhe zgjedhës që kanë ngatërruar qendrën e votimit. 117 mijë zgjedhës që kanë shkuar në fraksionin e gabuar të qendrës së votimit. Në zgjedhjet e 2021, kjo shifër ka qenë 180 mijë. “, tha Celibashi. “, tha Celibashi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re