Tensionet në Veri të Kosovës kanë qenë një tjetër çështje që është komentuar nga ish ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani, ku ka theksuar se tashmë në pamje të parë duket se është kthyer qetësia.

Milo në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë situate është e qetë dhe me ndërhyrjen e përfaqësuesve të BE dhe Amerikës mund të jemi shumë pranë kompromisit mes këtyre dy vendeve.

Sipas ish ministrit ndërkombëtarët po presin dakortësimin e palëve për zgjedhje të parakohshme në Veri dhe propozimin e Kurtit për Asociacionin.

Të dy palët le të flasin, pasi qëndrojnë në pozicionin që kanë pasur dhe nuk kanë lëvizur as qeveria e Kosovës që kërkon largimin e bandave serbe nga veriu dhe më pas të nisë dhe tërheqja e policisë dhe të bëhet përcaktimi për zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë që qëndrimi i Serbisë kërkon realizimin e asociacionit ka presion ndaj Vuçiç, por ka dhe karrota që i jepen Vuçiç me qëllim që ta mbajnë afër dhe për të gjetur një zgjidhje për 4 komunat veriore dhe në mënyrë të veçantë për asociacionin.

Këto ditë ka një qetësi, që është rezultat i ndërhyrjeve të fakteve ndërkombëtar të përfaqësuesve të BE dhe SHBA-së në Prishtinë dhe në Beograd, pavarësisht se palët nuk tërhiqen në terren nuk ka më veprime agresive as nga Beogradi as veprime aktive nga kryetarët e zgjedhur të komunave, ku dy prej tyre nuk shkojnë fare në zyrat e tyre. Kjo që po ndodh duket se tregon një klimë në përmirësim për të shkuar drejt një kompromisi, të paktën për bërjen e zgjedhjeve të parakohshme mundësisht deri në fund të verës dhe të pohohet nga ana e Kurtit projekti i qeverisë për asociacionin. Perëndimorët presin variantin e Kurtit. Po punohet në dy plane në planin publik ku po përpiqen që ti mbajnë gjërat jo të acaruara dhe po punohet në prapaskenë për të ofruar pikëpamjet e palëve për të marrë këto dy objektiva kryesorë”, ka thënë ish ministri.

Gjithashtu në lidhje me acarimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA, Milo është shprehur se nuk ekziston një gjë e tillë dhe se është vetëm një ngërç i vogël kalimtar që do të sistemohet së shpejti.

Marrëdhëniet mes shteteve dhe aq më tepër mes Kosovës dhe SHBA nuk bëhet fjalë për një tronditje, pasi Kosova e di ku e ka vendin dhe rolin e Amerikës në shtet formim dhe nuk do të devijojë nga kursi i saj properëndimor. Këto janë lidhje taktike shpesh herë arrijnë kokëfortësi diplomatike për të fituar kohë ndaj negociata që nuk shmangen. Realisht Kosova nuk mund të shkëputet dhe as që mendohet nga orientimi i saj po perëndimor por është një ngërç i vogël kalimtar. Së fundmi dhe vetë Escobar e ka dhënë në deklaratat e tij, ku ka theksuar se Kurti është partner i vështirë, por është partneri ynë”, ka thënë ndër të tjera Milo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re