Ambasada amerikane në Tiranë jep lajmin se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një “vizitë virtuale” në Shqipëri

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi.

Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada. 

Bie ne sy se Palmer ka “harruar” Kryemadhin, e cila kishte deklaruar se nuk pyet per “Palmolive apo Palmer” per asgje.

Nderkohe qe iu ka treguar dhe presidentit Meta se per reformen ne drejtesi dhe zgjedhjet, ambasadorja percjell qendrimin e qeverise se SHBA dhe nuk kane vend fjalet “kap per veshi” sikurse tha Presidenti per amerikanet!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re