Një telefonues në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News është shprehur optimist për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj.

Ai e ka konsideruar një moment shumë të rëndësishëm ditën që do të votojmë. Sipas qytetarit, ka vajtur atje ku nuk mban më dhe shpresa ngelet rinia.

Miremengjes Bashkim! Qofsh si ai deti që ke mbrapa ishallah. Edhe këto zgjedhje do na nxjerrin sheshit, do na vij rinia, do na zgjidhet se s’ka ku vete më. Ka vajtur atje ku nuk mban më, na plasi shpirti me blibila, patronazhista, aktivista. Lloj lloj marifeti po nxjerrin. Edhe ky popull nuk ka ku shkon më. Është një moment shumë i rëndësishëm dita që do të votojmë.  Iku jeta, nuk do rroj dy jetë ky milet”, u shpreh ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re