Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhely ka theksuar sërish se Reforma Zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave.

Ai shtoi se ligjin e miratuar në Kuvend, përderisa nuk pengon koalicionet paszgjedhore, mund ta shikojmë dhe me mendje të hapur.

“Reforma Zgjedhore ne na duhet Reformë e besueshme zgjedhore, që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme ky do të jetë testi, ky do të jetë testi për konferencën e parë të negociatave. Sa i përket reformës ne për momentin po analizojmë për çfarë ka votuar Kuvendi. Ajo që mund tu them duke u bazuar tek debati politik gjatë gjithë procesit është se duket se ka të bëjë me dy çështje.

Në lidhje me këtë do të përsëris atë që thash në Bruksel, që për aq kohë që koalicionet parazgjedhore nuk ndalohen me anën e këtyre reformave ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të kufizuar koalicionet. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.“- tha komisioneri.

Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

“Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”- nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek investimet e BE-së, ai tha se plani fillestar është prej 9 miliardë euro dhe po diskutohet edhe për 20 miliardë euro të tjera. “Ne përcaktojmë 9 miliardë euro në formë grande. Ne po punojmë edhe për një fond prej 20 miliardë euro shtesë, pra sa rreth 30% e PP-së së rajonit. Kur flasim për transportin, problemin më të madh për rajonin dhe tregtinë janë rrugët që mund të lidhin vendet me njëra-tjetrën. Pas 4-5 vitesh, panorama në rajon do të jetë tërësisht ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë”-, shtoi ai. (M.Q/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re