Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, deklaroi se zgjedhjet e caktuara për muajin e ardhshëm në Katalonjë duhet të sjellin “epokë të re politike” në rajonin verilindor, të kthejnë jetën në rrjedhat normale dhe respektimin e ligjeve të Spanjës.
Lideri konservator mbrojti kontrollin e imponuar mbi Qeverinë në Katalonjë, pasi liderët separatist u angazhuan për shpalljen e pavarësisë. Qeveria e Rajoy-t shpërndau pushtetin separatist në Katalonjë dhe shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme rajonale më 21 dhjetor. Ish-liderët e Katalonjës përballen me akuza për rebelim.
“Shpresoj se zgjedhjet do të hapin një epokë të re politike të bashkëekzistimit, ku respektohen rregullat dhe rimëkëmbja e ekonomisë spanjolle”, tha të mërkurën Rajoy në Parlamentin e vendit, pasi deputetët opozitarë e pyetën për masat e jashtëzakonshme që sollën kontrollin mbi qeverisjen e Katalonjës nga ana e pushtetit qendror. aa

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re