Skip to content

“Zgjedhjet duhet të bëhen më 30 Qershor” PD sulmon anëtarin e Bundestagut

Edi Paloka

Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka sulmuar Josip Juratoviç, anëtarin e Bundestagut i cili u shpreh se zgjedhjet duhet të bëhen më 30 Qershor, dhe se opozita e ka kthyer në sport bojkotimin e institucioneve 

Në një shënim në facebook Paloka thotë se a e lexon Bildin ky Tao që flet gjermanisht. 

“Sapo dëgjova nga një i ftuar i Tao Pallës që fliska gjermanisht se “fajin që ikin shqiptarët nga Shqipëria e ka opozita që ka dal nga Parlamenti…”. 

 Dikush nga gazetarët donte ta pyeste: a e lexon Bildin ky Tao që flet gjermanisht. 

 Po siç thanë gazetarët e pranishëm edhe mikrofonin dhe të drejtën për pyetje e jepte një Tao tjetër …”- shkruan Paloka. ()