Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në “Kjo Javë” në News24, është pyetur nëse do të pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, cilado qofshin ato.

Kreu i PD-së tha se ai do të pranojë çdo rezultat, por të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ai tha se Kryeministri Rama është paralajmëruar nga Kryetari i Komitetit të Republikanëve në SHBA, i cili i tha se “ti nuk bën zgjedhje”.

Sali Berisha: Do të pranoj vetëm rezultat të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. KMos harroni, Kryetari i Komitetit të Republikanëve në SHBA i dha një paralajmërim Edi Ramës: “Ti nuk bën zgjedhje, por ta dish mirë se kësaj here nuk ka biznes si zakonisht”. Ia tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko