Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato paraditen e kësaj të premteje (2 maj) ka shkuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Gonzato është takuar me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe fokus i diskutimeve të tyre kanë qenë zgjedhjet e 11 majit.

Pas takimit, Celibashi tha se “ishte një takim për të dhënë informacion mbi përgatitje e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për momentin e këtyre përgatitjeve. Delegacioni i BE i jep mbështetje procesit zgjedhor dhe në mënyrë të veçantë KQZ-së”.

“Partitë duhet të reflektojnë për të patur zgjedhje me integritet”, apeloi Celibashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko