Kryetarët e dy partive kryesore të vendit tonë ndodhen sot në Itali, nga ku do të zhvillojnë takime me shqiptarët atje për t’u kërkuar votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Milano. Ai ka njoftuar përmes Facebook se në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në “c𝗲𝗻𝘁𝗿𝗼 𝗖𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝘀𝗶, 𝗠𝗮𝗹𝗽𝗲𝗻𝘀𝗮𝗙𝗶𝗲𝗿𝗲, Milano.

Ndërkohë që kryedemokrati, Sali Berisha mbërriti sot në Brescia të Italisë, nga ku do të zhvillojë takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje prej vitesh.

Berisha publikoi një video në Facebook, nga momenti i mbërritjes së tij në aeroportin e Brescias.

Kujtojmë se PD çeli fushatën elektorale më 11 prill, ndërsa PS ditën e djeshme 12 prill.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko