Skip to content

Zgjedhjet e 11 Majit/ Gazment Bardhi kërkon mbledhje të grupit parlamentar të PD, ja për çfarë do të diskutohet

Në kuadër të zgjedhjeve dhe votës së diasporës, opozita po përgatitet për primaret, nga të cilat do të dalin kandidatët e saj.

Gazetari Osman Stafa raporton se PD është duke vijuar të punojë për zgjedhjet.

Ai thotë se nesër ora 14:00 është kërkuar mbledhja e grupit parlamentar të PD nga Gazment Bardhi.

Çështje diskutimi do të jetë çështja e votës së diasporës, ku do u kërkohet drejtuesve politikë dhe deputetëve që të punojnë më shumë në këtë drejtim për të informuar qytetarët.

Nga ana tjetër do diskutohet për çështjen e fushatës zgjedhore në Shqipëri.

Gjithashtu nesër në orën 17:00 kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve në selinë blu për terrenin e punës, ku pritet të marrë rrugë edhe çështja e primareve që është parashikuar edhe në Statutin e PD.

Mësohet se disa nga funksionarët e PD janë kundër procesit, pasi deklarojnë se ai nxit përçarje dhe apelojnë për një zgjidhje tjetër.

Ata sjellin shembull Bashkinë Tropojë ku si pasojë e përçarjeve nga Primaret, nuk u fitua kjo bashki nga PD.

“”