Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për zgjedhjet e 11 Majit.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku tha se zgjedhjet e 11 Majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, pasi sipas saj shqiptarët nuk votuan të lirë në këto zgjedhje dhe nuk u shfrytëzuan për të treguar një imazh të mirë të vendit tonë në funksion të negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE.

Jorida Tabaku: A është sot Shqipëria më mirë seç ishte më parë vetëm se u hapën disa grup kapituj. A i ka plotësuar Shqipëria këto standarde?

Këto ishin zgjedhjet e para me negociatat e hapura . A tregoi Shqipëria se di të organizojë zgjedhje si një vend Europian. A tregoi Shqipëria që zbaton standard çdo ditë? Më vjen keq të them por këto zgjedhje ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë, ishin një mundësi e humbur edhe për këto standard të munguara në demokraci.

Ishin një mundësi e humbur edhe për faktin që nga 2013 deri më sot reforma zgjedhore, financimi i partive politike, hetimi i krimeve zgjedhore janë çështje që kalojnë nga njëri progres raport në tjetrin. Nga njëri vendim i këshillit në tjetrin.

Dhe ndodhemi në vitin 2025 me më shumë kërkesa dhe kritere nga se ishin në vitin 2013. A ka pas vullnet politik ndonjëherë qeveria që qoftë ato reforma që duheshin ndërmarrë qoftë edhe për zgjedhje të zbatoheshin?

Nuk është antishqiptar ai që thotë se ka probleme, ai që ngre shqetësime. Antishqiptar është ai që këto shqetësime dhe këtë mungesë të vullnetit politik e kthen në një barrierë të madhe që Shqipëria sot të avancojë në procesin e integrimin. Kush e ka penguar qeverinë në 10 vite të krijojë minimumin e normave demokratike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko