Skip to content

Zgjedhjet e 11 majit/ ‘Nisma Thurje’ dhe ‘Shqipëria Bëhet’ garojnë me listë të përbashkët kandidatësh, kur pritet të shpallin koalicionin

“Nisma Thurja” dhe “Shqipëria Bëhet” kanë vendosur që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të garojnë me listë të përbashkët kandidatësh për deputetë.

Drejtuesit e këtyre forcave, Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe emra të tjerë, ditën e premte (28 shkurt) pritet të shpallin koalicionin e tyre.

Kujtojmë se nga partitë e vogla, në koalicion së bashku do të shkojnë edhe LZHK e Dashamir Shehit me Djathtas 1912 e Enkelejd Alibeajt, të cilët firmosën marrëveshjen parazgjedhore për koalicion dy ditë më parë.

“”