Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranon kërkesën e PD dhe ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër.

Sipas njoftimit të KAS ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30.

“U vijua me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”, njofton KAS.

Lexo edhe: Zgjedhjet e 11 Majit/ KAS merr vendimin, do të hapen kutitë e fletëve të votimit në qarkun Tiranë

Njoftimi i KAS

Gjithashtu, u vijua me shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 41, datë 27.05.2025, depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me objekt: “1. Kundërshtimi i Vendimit Nr. 1314, datë 22.05.2025 – të KSHZ – “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të votimit në zonën zgjedhore Qarku Dibër, për subjektet zgjedhore dhe kundidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj 2025”. 2. Pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në datën 11 maj 2025 në zonën zgjedhore Qarku – Dibër. 3. Zgjidhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore Qarku Dibër”.

Me unanimitet, KAS pranoi kërkesën e subjektit PD-ASHM, për rinumërimin dhe vlerësimin e votave të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër. Ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko