Kreu i “Nisma Thurja”, Endri Shabani, foli sot në emisionin Open në News 24 për fushatën elektorale dhe betejën e partive të reja për të fituar terren në këto zgjedhje.

Shabani tha se ai është i përgjegjshëm se po merr pjesë në një garë të pabarabartë, megjithatë ai u shpreh i bindur se do të fitojë.

“Në këtë pikë ne as nuk kemi thënë e as nuk do themi që na kanë vjedhur votat, që gara është e pabarabartë këtë e dimë. Po marrim pjesë në një garë të pabarabartë e megjithatë unë besoj se do fitojmë.

Shqipëria e 2025 një Shqipëri që ofron më shumë shpresë për ndryshim se çdo kishte ndodhur në vitin 2021″, tha kreu i “Nisma Thurja”.

Endri Shabani: Shqipëria e 2025 ka ndryshuar. Tani njerëzit e kuptojnë se nuk mund të rrije tetë vite e të iki kryeministri, por do duhet të aktivizohen duke votuar dhe duke u angazhuar në parti që ata i besojnë më tepër.

Kemi një aktor të ri, i cili është SPAK, i cili ishte në fillimet e veta në 2021. Shumë nga drejtorët që në 2021 ishin duke blerë vota, sot janë në burg. Kjo sa i përket palës përballë.

Kemi një PD që është e shpartalluar nga pikëpamja e organizimit të brendshëm, garon me një listë që nuk ofron asgjë të re, dhe kemi një koalicion të të rinjve që praktikisht e kanë krijuar bindjen se këtu nuk mund të ecet përpara me forcat e vjetra.

Kemi për herë të parë në historinë e Shqipërisë votën e diasporës, besoj një pjesë më e madhe e tyre do votojë për ndryshimin dhe forcat e reja.

Në këtë pikë ne as nuk kemi thënë e as nuk do themi që na kanë vjedhur votat, që gara është e pabarabartë këtë e dimë. Po marrim pjesë në një garë të pabarabartë e megjithatë unë besoj se do fitojmë.

Shqipëria e 2025 një Shqipëri që ofron më shumë shpresë për ndryshim se çdo kishte ndodhur në vitin 2021.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko