Sot 11 Maj, do t’u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.
Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha
Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori
Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani
Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa
Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj
Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi
Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku
Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi
Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj
Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko