Akademiku Artaj Fuga u shpreh se opozita hyri në zgjedhjet e 14 majit në kushte të pabarabarta dhe të vështira.

Komentet Fuga i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se edhe pse hyri me një sërë mangësish në zgjedhje, opozita mori vota jashtë pritshmërive të tij.

Ai shtoi se gabimi fatal që bëri opozita në vitin 2019, ishte mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, duke i dorëzuar gjithë pushtetin maxhorancës.

“Mesazhi i parë është që ajo gafë e madhe politike që bëri opozita që u largua nga zgjedhjet për pushtetin lokal, do të dojë për mua ndoshta 10-15 vite që të ekuilibrohet. Këtë duhet ta vënë mirë në mëndë politikanët e të gjithë krahëve. Një gafë e rëndë në politikë nuk korrigjohet me disa muaj, e as me 2 vite.

Nëse ti ndërmerr një politikë që të ardhurat e deputetëve dhe qeverisë i ngre në mënyrë artificiale dhe jo në raport me rritjen e ekonomisë, besimi bie. Opozita në këto kushte, edhe në kushtet kur ishte e keqtrajtuar nga ana e barazisë për të hyrë në zgjedhje, edhe ato vota që ka marrë, i ka marrë jashtë pritshmërive të mia. Domethënë, e përçarë, pa logo, pa emrin e drejtuesit në fletën e votimit, pa komisionerë, etj.

Unë i qëndroj asaj që është edukata e kërkimit shkencor. Që ndërton modelin si funksionon shoqëria dhe zgjedhjet sikur të mos kishte devijime. Edhe sikur të mos kishte vjedhje apo blerje të votës, modeli është i tillë që i jep avantazhe forcave qeverisëse. Pushteti lokal duke pasur duart krejt të lira, i kishte të gjitha mundësitë që të kishte një avantazh elektoral në raport me opozitën. Situata në qendrat e votimit nuk ishte e qetë, kishte zhurma dhe presione. Identifikimi dixhital i zgjedhësve pati defekte”, u shpreh Fuga.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re