Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën Arjan Hoxha ka ftuar ish kryebashkiakun Xhelal Mziu të bëhet pjesë e ekipit të tij për zgjedhjet e 14 Majit.

Collage Maker-24-Apr-2023-10-44-PM-3994

Ai u shpreh në Syri TV, se ai ka një borxh moralm politik dhe shoqëror që të afrohet sa më parë për të dhënë kontributin e tij dhe të bëhet pjesë e fitores së madhe në këtë bashki.

“Nuk kam asnjë hije dyshimi në fitoren time, thjesht dua të maksimalizoj fitoren dhe nuk dua të zbres nën rezultatin e 2021. Arsyeja pse jam përfshirë në politikë ishin primaret. Unë kam mbaruar drejtësi dhe në vitet 2003-2004 kam qenë ndër studentët që kemi kërkuar implementimin e primareve te partitë politikë.

Unë udhëhiqem nga parimet dhe ky është parimi më demokratik. Vota është ajo që diferencon dhe matësi më i drejtë në demokraci. Nuk besoj te forca e individit sepse votën në 14 maj e kam të barabartë si unë, si Xhelali dhe si Rakipi. Struktura e PD në masën 99% është e bashkuar jo rreth meje, por parimeve.

 E përgëzoj zotin Dogjani jo vetëm sot, por qëndrimin që ka mbajtur nga momenti që ka filluar fushata elektorale. Ndërsa zoti Mziu është një njeri që e kemi mbështetur dhe suportuar unë dhe e gjithë anëtarësia dhe qytetarët, duke e votuar mbështetur dhe ka një borxh moral, politik, shoqëror të afrohet një orë e më parë dhe të japë kontributin e tij dhe të bëhet pjesë e fitores tonë të madhe të datës 14 Maj”, u shpreh Hoxha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re