Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODHIR, Audrey Glover ka mbërritur mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë së Lirisë ku mësohet se do të zhvillojë një takim me kreun e PL, Ilir Meta.

Ndërkohë në orën 13:00 mësohet se do të zhvillohet takimi në selinë e PD me ish kryeministrin Sali Berisha në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 14 Maj.

Pak ditë më parë,  në një deklaratë për mediat, Glover bëri me dije se vëmendja e  ndërkombëtarëve është e përqendruar tek zgjedhjet lokale.

Audrey Glover drejtoi për herë të parë  misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 dhe më pas duke u përfshirë dhe në zgjedhjet e vitit 2009,2015,2019 dhe në zgjedhjet e 14 majit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re