Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Panorama TV” me gazetarin Mariglen Kume thotë se institucioni që ai drejton është gati teknikisht për zgjedhjet e 14 majit.

Ai sqaron se procesi i rekrutimit të operatorëve për pajisjet e numërimit dhe votimit elektronik deri tani ka shkuar mirë.

Ndërsa i pyetur se kur do të dalë rezultati në 3 bashki ku do të aplikohet numërimi dhe votimi elektronik, Celibashi tha se në Vorë, Kamëz dhe Elbasan rezultati do të dalë në orën 20:00.

“Ne synojmë që rezultatin paraprak të zgjedhjeve për këto bashki ta shpallim brenda 30 minutave nga momenti që përfundon procesi i votimit edhe në qendrën e fundit të votimit për secilën prej këtyre bashkive. Maksimumi ora 20:00 do ta kemi rezultatin paraprak”, tha Celibashi.

Pjesë nga intervista  

Pyetje: A është gati KQZ për zgjedhjet e 14 majit

Celibashi: Nga pikëpamja teknike organizativi ky proces është në përputhje me të gjitha kalendarizimin e përgatitjeve që KQZ ka bërë. Mendoj që nga pikëpamja teknike, çdo gjë është përgatitur në përputhje me të gjitha parashikimet tona dhe shpresojmë që në këtë pikëpamje nuk do kemi problematike.

Pyetje: Këto janë zgjedhjet e treta që aplikohet teknologjia, a janë siguruar operatorët?

Celibashi: Për pajisjet e votimit elektronik deri më tani procesi i rekrutimit të operatorëve ka shkuar shumë mirë. Edhe për rekrutimin e operatorëve të pajisjeve të identifikimit elektronik kemi disa pajisje që nuk janë të mbuluara, por besoj se do ti zgjidhim. Inkurajoj kushdo që është i interesuar të aplikojë në KQZ, për tu angazhuar ditën e zgjedhjeve.

Pyetje: Bashkia e Kamzës, Vora dhe Elbasani do votohet dhe numërohet elektronikisht, rezultati do të jetë brenda datës 14 maj?

Celibashi: Ne synojmë që rezultatin paraprak të zgjedhjeve për këto bashki ta shpallim brenda 30 minutave nga momenti që përfundon procesi i votimit edhe në qendrën e fundit të votimit për secilën prej këtyre bashkive. Maksimumi ora 20:00 do ta kemi rezultatin paraprak.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re