Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka konfirmuar se pjesëmarrja zyrtare e qytetarëve në votim është 38.22%, përkthyer në 395,360 zgjedhës në total.
“Në lidhje me pjesëmarrjen, 5213 qendra votimi kanë votuar 1,395,360 zgjedhës në total, 3,650,658, që i korrespondon një përqindje 38.22%, kjo mund të konsiderohet si shifra përfundimtare zyrtare në këto zgjedhje”, tha ai.
Celibashi gjithashtu konfirmoi dhe mandatimin e krerëve të bashkisë së zgjedhur më 14 maj. Zyrtarisht, PS ka marrë 53 bashki në vend, “Bashkë Fitojmë” 7 të tilla, ndërsa partia MEGA ka marrë vetëm një bashki, atë të Finiqit.
Lidhur me menaxhimin e procesit zgjedhor dhe problemeve të shënuara me pajisjeve elektronike, të cilat kryeministri Rama i konsideroi si skanada, Celibashi ka refuzuar të përgjigjet.
“Nuk kam asnjë koment për këtë deklaratë të kryeministrit”, tha Celibashi.
Nga ana tjetër ai thekson se pajisjet do të rishikohen.