Drejtoresha ekzekutive e komitetit të Helsinkit Erida Skënda ka folur ditën e sotme për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo deklaroi në Panorama TV se janë të pakta rastet kur çështjet kur shkeljet dërgohen në gjykatë nga prokuroria.

“Të dhënat që ne kemi nxjerrë sa i takon hetimit dhe ndëshkimit të krimit zgjedhor tregon që të pakta janë rastet kur këto çështje dërgohen nga prokuroria në gjykatë. Dhe në ato raste kur dërgohen në gjykatë dënimet janë shumë të ulëta, Në 110 procedime penale vetëm në dy raste kemi pasur ndëshkim të shitblerjes së votës”, tha ajo.

Skënda u shpreh se mungojnë edhe denoncimet nga vetë qytetarët.

“Nëse kamë frikë të denoncojnë rastet duke u identifikuar duhet të japin të dhëna edhe në mënyrë anonime. Pse e themi këtë? Sepse sinjalizimit pavarësisht perceptimit të lartë të fenomenit të shitblejres së votës, mungojnë denoncimet e vetë qytetarëve. Numri nuk është i lartë në raport me nivelin e perceptimit dhe rasteve që mund të jenë në praktikë”, u shpreh ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re