Ekspertja e ekonomisë dhe pedagogia Aelita Mani, është shprehur se qeveria përmes tenderave për punë publike, të prokuruara pak kohë para votimeve, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Komentet Mani i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se prokurimet publike u bënë si qoka për disa kompani, të cilat sipas saj, duke punësuar persona të shumtë përpara zgjedhjeve, ndikuan edhe në rezultatin e votimeve.

“Po të shikojmë statistikat, rënia e euros është një proces më i gjatë sesa në këtë muaj të fundit. Ka më shumë se 6 muaj që euro ishte në rënie dhe jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin.

Ka biznese që mbajnë me punë apo me të ardhura persona që janë në rajonet më të varfra të vendit. Këto biznese kanë qenë më të goditurat. Përse u ngrit përnjëherë që pas zgjedhjeve euro? Kjo duhet të jetë objekt studimi.

Si paratë për punët publike, të cilat shqyen të gjtha rrugët dhe nuk ishin në shërbim të komunitetit. Thjeshtë u prokuruan për të mbyllur qokat e tyre që kishin mbështetje. Ata kanë ushtri të punësuarish. Vetëm një kompani ndërtimi mban në punë 400 veta. Ne jetojmë në Tiranë dhe shikojmë që të gjitha rrugët janë të shqyera.

Ne na është përkeqësuar cilësia e jetës nga grimcat e pluhurit. Ne jemi bërë shqetësim për OBSH. Fitorja e Veliajt është rast studimor psikosocial. Të gjithë elementët që fituesit ndoqën në strategjinë e tyre, bënë që ata të fitonin. Me të gjitha problematikat, po të mbledhim të gjitha copëzat e opozitës, janë në balancë”, u shpreh Mani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re