Kryetari i Komandurar i PD, Enkelejd Alibeaj pritet të takohet këtë të mërkurë me përfaqësuesen e ODIHR, Audrey Glover në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

20230405213301_art

Disa ditë më parë, Glover në një konferencë me gazetarët tha se vota e qytetarëve duhet të jetë e sigurt dhe të numërohet korrekt, si dhe procesi i zgjedhjeve duhet të jetë në zbatim me ligjin.

“Të gjitha vendet e OSBE janë angazhuar të zhvillojnë zgjedhje të drejta, ne do lëmë faktet që të flasin mbi të vërtetën. Ne do i kushtojmë rëndësi punës së administratës zgjedhore, zbatimit të rekomandimeve të mëhershme dhe mjedisit të fushatës për të parë nëse do jetë efikase ose jo, do të shohim pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara. Do të shohim dhe regjistrimin e zgjedhësve dhe kandidatëve, raportimin në media dhe nëse kjo e fundit do të pengohet. Do të shohim me kujdes financimin e fushatave zgjedhore, theksojmë se zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ai vetë misioni i vëzhgimit do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm dhe do të kemi një konferencë pas zgjedhjeve, ku do të deklarojmë konkluzionet paraprake”, theksonte përfaqësuesja.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Glover takoi kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

ODIHR do të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit

Audrey Glover mund të quhet pa hezitim një veterane e proceseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re