Për Partinë Socialiste, në vendoret e 14 majit, kandidatët e tyre nuk do të përballen me rivalë politikë, por vetëm me garues.

 

Kështu është shprehur deputetja e PS Etilda Gjonaj, në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus.

 

Gjonaj tha se PS e ka garën vetëm me vetveten, ndërsa synimi i tyre është të shkojnë vetëm përpara.

 

Ne gjithmonë themi garën e kemi me veten dhe nuk është thjesht slogani i një fushate. Kjo është një moto e punës së PS si forcë politike dhe patjetër e mishëruar në radhë të parë nga kryeministri në vizionin e tij që luftën e kemi me veten dhe më pas me të gjithë ata në strukturë partie apo drejtuesve në dikastere dhe ministri të ndryshme. Pavarëshisht se kush janë kundërshtarët ne e kemi betejnë me veten.

 

Unë mund të them se ne nuk kemi kundërshtar politik, ne kemi garues në një palë zgjedhje elektorale të pushtetit vendor pasi minimalisht do të duhet të kishte kandidatë  të denjë për të qenë pjesë e kësaj gare. Jo vetëm kandidatë të denjë, por edhe të përfaqësoheshin nga forca politike që nuk kanë synim të kthehen pas, por si PS të ecin përpara, ndaj themi që nuk kemi kundërshat poltik por vetëm garues në zgjedhjet vendore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re