Kandidati per bashkinë e Durrësit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara është ndalur në një takim me banorë të lagjes numër 13 në qytetin e Durrësi.

Teksa ka dëgjuar nga afër problematikat e qytetarëve, Cara u shpreh se plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit. Por sipas tij, ajo që është e çuditshme është fakti që nuk i kthen ato në shërbime.

“Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta”, shkruan Cara në Facebook.

Postimi i Igli Carës

Banorët e lagjes numër 13, krahas mbështetjes kanë një sërë problematikash, me të cilat përballen çdo ditë.

Plazhi është një nga zonat, që gjeneron më shumë të ardhura për Bashkinë e Durrësit, por që  çuditërisht nuk kthehen në investime dhe shërbime për komunitetin.

Afrimi i sezonit veror i bën më të prekshme këto problematika, për turistët, vendas dhe të huaj, duke u shndërruar në kosto për ta.

Pas 14 Majit, qasja e Bashkisë së Durrësit do të ndryshojë!

Ndërtimi i një gjimnazi dhe shërbimet në pak minuta, për banorët dhe subjektet tregtare këtu, janë vetëm një pjesë e programit për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Bashkë për Durrësin! Qyteti je ti!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re