Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka zhvilluar disa takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Në rrjetet sociale, Hoxha ka ndarë edhe disa foto nga momentet e takimit me shtabin, ndërsa thotë se “fitorja nuk diskutohet”.

“Me shtabin ne Vore! Fitorja nuk diskutohet thellojmë fitoren ja kthejmë bashkinë qytetareve”, shkruan Indrit Hoxha.

Ndërsa gjatë një takimi me banorët Hoxha shkruan “Spektakolare Kulla e Vorpsit”.

Më herët gjatë ditës, kandidati demokrat ka zhvilluar në Vorë edhe një takim, siç thotë ai miqësor, me Princ Leken.

Kujtojmë që Hoxha ka premtuar se 5 Punet e para ne Bashkine Vorë nga 15 maji do te jene:

-Nxjerrja e bashkise nga falimentimi.

-Ndërtimi i sistemit te bashkisë per 24 ore uje te pijshëm për çdo familje te bashkisë Vorë.

-Ulja 50% e taksave për biznesin e madh dhe ate VIP dhe 80% për biznesin e vogel.

-Riurbanizimi i Bashkisë Vorë dhe zhvillimi ndërtimit.

-Super puna për nënkalimin 500 metra ne Vorë bashkimi i qytetit nga dy anët e autostradës dhe zhvillimi i qytetit, ta bëjmë Vorën te banueshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re