Ish-kryeministri Sali Berisha zgjodhi Kavajën për të përcjellë mesazhet për Fiter Bajramin. Edhe pse u përpoq t’i shmangej komenteve politike, ai u pyet nga gazetarët për zgjedhjet lokale në këtë qytet, duke vlerësuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

berisha3-686x450

Ndërsa për rivalët, Berisha u shpreh se ata janë “mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë”.

“Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë”, tha Berisha.

Besimtarët myslimanë kremtuan këtë të premte faljen e Fiter Bajramit që kurorëzon muajin e shenjtë të agjërimit.

Deklarata e Berishës

Berisha: Një herë, në radhë të parë një urim nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë, në këtë ditë të bekuar, ju uroj fat, mbarësi, suksese dhe atë që u don zemra.

Uroj Shqipërisë që kjo të jetë pranverë e ndryshimit.

Uroj gjithashtu çdo qytetar shqiptar të të gjitha besimeve, të marrin në këtë ditë vendimet me ndihmën e Zotit, të prira nga e mira, të prira nga e ardhmja.

Unë erdha këtu, sepse këta qytetarë kanë një meritë të jashtëzakonshme. Gratë dhe burrat e këtij qyteti, agjëruan dhe i qëndruan besimit tek Zoti, në mënyrën më të vendosur në një kohë kur tragjikisht, shumë të tjerë e lëshuan, kurse këta erdhën vitet ’90 si besimtarë të përkushtuar dhe me një harmoni, sepse këtu janë dy komunitete fetare, me një harmoni fetare të shkëlqyer.

Ndaj dhe erdha të ju uroj sot.

Mendoni se do ta riktheni Partinë Demokratike në qytetin e Kavajës?

Berisha: Kavaja sigurisht që e zgjedh vetë kandidatin e vet. E ka zgjedhë.

Si e shikoni kandidaturën?

Berisha: Kandidaturën e shikoj të shkëlqyer. Meqenëse sot është ditë e shenjtë dhe natyrisht gjërat që të vijnë në mendje, është mirësia dhe mëkati, sevapi dhe mëkati, e vërteta është që rivalët e tjerë, rivalët e Fisnikut, në Kavajë dhe mbarë Shqipërinë, mëkatarët më të mëdhenj që kanë garuar ndonjëherë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re