Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i pranishëm në takimin e sotëm elektoral në Berat për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki.

fa299dc3-316c-4a1c-b502-478f5a2121e7

Meta u shpreh se Berati ka në këto zgjedhje një shpresë për ndryshim dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë me përgjegjshmërinë më të madhe.

“Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit të Durrësit me velierën 10 mld lekë që ka goditur zemrën dhe identitetin e atij qyteti, arkitekti i kullës së korrupsionit në Korçë, Edi Rama grabitësi i Butrintit. Ndaj ka ardhur koha dhe jam i bindur që edhe Berati do e ndëshkojë arrogancën e rilindjes e cila para 10 vitesh premtoi ishullin e Beratit.

Ky ishte projekti i tyre për të larguar shqiptarët dhe për ta kthyer Shqipërinë në një ishill për veten e tyre. Ishte projekti i shpopullimit të Beratit. Berati e ka një shpresë për ndryshimin e tij që është Zija Ismaili. Kuptova sa e shumë e do ai Beratin. Forca që e shtynte në atë mision ishte dashuria për të gjithë komunitetin.

Kam dëgjuar fjalët më të mira për të gjithë historinë e tij dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të Beratit. I ftoj të gjithë qytetarët e Beratit të votojnë më përgjegjshmërinë më të madhe. Për njeriun më të mirë që nuk do hyjë në bashki nga para dhe të dalë nga mbrapa”, u shpreh Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re