Subscribe

Pas diskutimeve dhe debateve të shumta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletët e votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe këshill bashkiakë.

 

Theksojmë se, krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk do të ketë një emër të kryetarit, përfshirë edhe subjekte të tjera.

 

Për këtë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, sqaroi se kjo i përket dëshirës së vetë kryetarit nëse do apo jo të vendosë emrin.

Ai tha se principi kryesor në ligj kur bëhet fjalë për zgjedhjet është qartësia e votuesve për të bërë zgjedhjen e tyre. Sipas tij e gjitha kjo varet nga dëshira e koalicionit vetë nëse do apo jo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re