Partia Demokratike do të hyjë në këto zgjedhje e ndarë në dy grupime. Ndryshe nga grupimi i Berishës që i ka kandidatët për 61 bashkitë e vendit, ai i Alibeajt nuk e ka këtë “komoditet”. Edhe një pjesë e emrave që ai kishte zgjedhur, dhanë dorëheqjen.

 

Arben Ristani në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar këto zhvillime, teksa shprehet optimist për një rezultat të mirë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 14 maj.

 

Sipas tij, edhe pse gara do të jetë e vështirë, ata do të fitojnë një pjesë të pushtetit vendor, përfshi këtu edhe bashkitë e mëdha.

 

PD po shkon në zgjedhje e përccarë, si i parashikon?

 

 

PD është e qartë për të gjithë shqiptarët që ka qenë në një sulm të mirë organizuar që synon zhbërjen e demokracisë në Shqipëri. PD ka ekzistuar sepse ajo që nuk të vret të bën më të fortë.

Struktura e PD që mbështetet nga shumica e demokratëve është e fortë e do paraqitet denjësisht në zgjedhjet e 14 majit. Bashkimi qëështë bërë me disa parti, unë besoj që do marrë shumicën në këshillat bashkiak e do synojë fitoren në bashkitë e mëdha të vendit e në bashki të tjera.

 

 

Gara duket e vështirë nga kjo panoramë që bëni ju

 

Unë e pranoj që gara është e vështirë. Demokracia është sulm. PD është targetuar për tu sulmuar ashpër dhe kjo ka krijuar situatë të vështirë dhe ka krijuar ata që bëjnë ushtarin epushtetit që bëjë sa mundin të përfitojnë. Unë shoh që strukturat e PD janë të mirëorganizuar. Do ketë garë dinjitoze e të ngushtë

 

Në Tiranë gara bëhet e vështirë përballë Veliaj sepse ai është një, ndërsa votat e opozitës ndahen…

 

Gara është e vështirë për të gjitha arsyet që thatë, sepse disa prej kandidatëve marrin votë të djathtë që në këtë rast po lëvizin si leva të pushtetit. Por nuk do jetë e vështirë që njerëzit që banojnë në Tiranë kanë parë prej vitesh një kryetar që nuk punon për qytetin, betonizon atë dhe zhvatje të pasurive publike. Këto do jenë pluse për Këlliçin që ai të fitojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re