Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu, është shprehur se ende beson se ka kohë që edhe pala tjetër (PD e Alibeajt) të bashkohet rreth një kandidati të vetëm në zgjedhjet lokale, pra rreth kandidatëve për kryebashkiakë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Komentet Shehu i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, ku tha këto zgjedhje janë mjaft të rëndësishme, pasi sipas tij, bëhet fjalë për rikthimin e opozitës në pushtetin vendor.

Ndërsa kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se PAA do të kandidojë në të 61 bashkitë me kandidatët e vetë për Këshillat Bashkiakë.

Ai tha se bërja e mundur e kandidimit në të 61 bashkitë me kandidatë për Këshillat, kishte pasur shumë punë të panevojshme burokratike.

Duka shtoi se në disa bashki kyçe të vendit, PAA do të mbështesë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryebashkiakë.

Pjesë nga biseda në studio:

Shehu: Kemi bërë takim me krerët e 6 partive politike opozitare. Kemi kërkuar të mbështesim vetëm një kandidat për zgjedhjet e 14 majit. FRD është një nga partitë politike që është pjesë e opozitës dhe punon për kandidatët e opozitës. Ju nuk mund ta imagjinoni sa trysni e madhe ka qenë për të plotësuar dokumentacionin e panevojshëm për rreth 1600 këshilltarë.

Duka: Në të gjitha Këshillat Bashkiakë kemi kandidatë. Kishte shumë punë burokratike. Zëvendësime pa vlera. Ndonjë kishte bërë gabime andej nga fundi kishte vendosur 2 femra e dy meshkuj, duheshin alternuar. Si parti që nga 2016 ku unë jam bërë kryetar, ne nuk kemi garuar kurrë vetëm. Ne jemi organizuar shumë, kemi prurje nga të gjitha partitë. Në të gjithë Shqipërinë unë jam njëlloj i angazhuar. E kam sfidë. Të më bjerë një telefon sot, në mes të natës do shkoj… Peshë më shumë në Durrës kemi. Lushnja dhe Divjaka janë shtëpia jonë. Po nuk shkuam atje.

Mediu: PR ka një strukturë 33 vjecare. Ka shtabet e veta. Ne në këtë fushatë jemi munduar të ecim në dy nivele. Ne hapëm fushatën në Tiranë dhe ishte një pjesëmarrje e madhe, ku erdhi vetëm Këlliçi nga PD. Ne jemi përpjekur t’i gjallërojmë me të rinj. Për një specifikë që ka Durrësi. Është një qytet i rëndësishëm dhe ka një kandidat shumë të mirë, me një kualitet të rëndësishëm politik. Në Durrës specifikë është bashkimi i të gjitha forcave politikë rreth një kandidati. Me zotin Këlliçi përshembull kemi bërë edhe një takim tjetër që ishte edhe aktivitet sportiv por edhe takim elektoral. Sot duhet të isha në Lezhë, por për shkak të asaj ngjarjeje të tmerrshme, e anulova takimin.

Kemi një axhendë takimesh për të arritur që marrëdhënien që duket si një frymë opozitare lart, ta ngjisim poshtë edhe në Këshillat Bashkiakë.

Starova: Edhe ne për Këshilltarë mbështesim këta të “Primareve” Unë kam filluar, në më pak takime kam qenë vetë. Por zoti Roshi dhe Valteri kanë qenë në më shumë takime. Nevoja për ndryshim është aq e madhe, sa nuk ka nevojë të flitet shumë. E rëndësishme është prania jonë gjithandej.

Shehu: Prania jonë është e domosdoshme jo thjesht për Këshillin Bashkiak, por edhe për kryetarin e Bashkisë. E para për t’i kthyer legjitimitet pushtetit vendor dhe e dyta për të kthyer opozitën në pushtetin vendor.

Duka: Regjistrimi në 61 bashki ka qenë shumë i vështirë. Imazhin tim e kam pasur pak më të lehtë se Fatmiri. Unë e kam pas pak luksin, kam njof edhe majtas. Në disa bashki ku shkojnë të dy në të njëjtin kah, mbështesim kandidatin dhe shkojmë me Fatmirin. Fatmiri ka 20 vite eksperiencë politike dhe kam pasur ulje-ngritje. Por ai di t’i dallojë shumë mirë marrëdhëniet politike nga ato miqësore. Kur të thotë mik të thotë mik.

Starova: Më duket e paprecedentë dalja me kandidat e atyre të Vulës. Nuk kanë çfarë fitojnë, ndonjë cifël. Unë shkoj pas të vërtetave.

Mediu: Ne kërkuam edhe për të përdorur disa metoda të tjera veç “Primareve”, si sondazhet, ku mund të përfshiheshin edhe elementë nga pala tjetër apo nga ne partitë opozitare. Pala tjetër thanë që jemi në mbështetje të kandidatëve të “Primareve”. Unë dua ta vlerësoj qëndrimin e Bardhit, Tabakut, etj që kërkuan të mos kishte kandidat. Duke parë kush është kandidati favorit, të gjithë e dinë dhe unë mendoj se të gjithë duhet të mbështesim kandidatin favorit. Pjesa më e madhe e njerëzve që janë poshtë janë larg këtij debate që zhvillohet këtu lart. Kandidojnë ata që duan t’i sjellin pushtetin lokal pranë njerëzve. Sot pushteti lokal është një zgjatim i pushtetit qëndror të Ramës. Ka individ të mirë, në gjykimin tonë subjektiv. Në gjykimin subjektiv janë sondazhet që tregojnë. Ajo që dua të them është e thjeshtë, ne po mbështesim kandidatin që mund të bëjë ndryshimin në jetën politike të vendit. Veçoria e kandidatëve të “Bashkë Fitojmë” është se kanë ardhur përmes një procesi.

Shehu: Unë mendoj se ka kohë akoma për të bërë të mundur mbështetjen rreth një kandidati, që të grumbullojmë gjithë votat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re