Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka mbajtur sot një takim me shefen e misionit të vëzhguesëve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover.

 

Takimi është mbajtur në selinë e Partisë Socialiste. Në fokus të bisedës raportohet se ka qenë fushata elektorale, kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, si dhe zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Kujtojmë se ky nuk është takimi i vetëm i Gloverit me përfaqësues të partive politike. Shefja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover është ulur në tryezë me përfaqësues të të gjitha partive politike në kuadër të zgjedhjeve vendore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re