Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama në fund të fushatës do të ingranojë grupet kriminale dhe paratë e pista.

Komentet Alizoti i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se PS është e frikësuar dhe paguan sondazhe për ta nxjerrë fituese në zgjedhje.

Ai shtoi se ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë dhe bashkive të vendit.

“Në qarkun ku jam unë ka më shumë se 20 vite që bashkinë e ka PS. Mllefi ndaj bashkisë është shumë i madh. Ne kemi një kandidat shumë të mirë, një mjek, një qytetar i thjeshtë. Pres dhe dyshoj që ditët e fundit qeveria do të ingranojë grupet mafioze dhe paratë. E kam bindje këtë gjë. Një grupim dhe një njeri që bën të njëjtat gjëra, që e ka mendjen te blerjet, këtë gjë do të bëjë. Ne kemi marrë masat. Kjo zgjidhet me rezistencë të madhe shoqërore dhe opozitare. Sa më i rrezikuar të jetë pushteti, aq më shumë do të aktivizohet krimi. Paratë në Shqipëri janë rritur, ndaj ato mund të investohen në fushatë.

Rama sot bën fjalime banale edhe ndaj zonjave. Gjetja e zotit Këlliçi nuk është veprim banal. Rama i ka fshehur kandidatët e tij, se i ka të dobët. Ata bëjnë sondazhe non stop dhe duke dalë keq, Rama vetë në fushatë. Kjo është zgjedhje nga halli. PS e frikësuar, sondazhet shkojnë te ai që i paguan. Ndaj nuk i besojmë atyre sondazheve. Rama nuk ka pse del në fushatë. Kudo foto të Ramës, kjo nuk ndodhte as në kohën e Enver Hoxhës”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re