Ditët në vijim, Partia Demokratike do të nisë votimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe të vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve të PD është drejt përfundimit dhe duke nisur nga e premtja do të nisë votimi për deputetë e mundshëm.

Qarku i parë ku do të kryhet votimi për deputetë më 25 Shtator është Kukësi, më pas Dibra me 26 Shtator, Gjirokastra më 27 Shtator.

Për sa i përket qarkut të Kukësit kandidatët më të mundshëm për deputet janë: Flamur noka , Admir Sinanati, Ylber Zeneli, Bashkim Shehu

Për sa i përket Tropojës më të përfolurit mbeten: Besnik Dushaj ish-krybashkiak, Isuf Çela dhe Afrim Krasniqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re