Ambasada Britanike në Tiranë u ka rikujtuar dhe një herë partive politike që të sigurohen që kandidatët të jenë të patstër, ndërsa afati për dorëzimin e listave është drejt përfundimit.

Përmes një postimi, ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman bën thirrje që kandidatët për zgjedhjet e 25 Prillit të jenë të pastër dhe të mos jenë të përfshirë me krimin e organizimit ose korrupsionit apo të lidhur drejtpërdrejtë me ata që janë.

Njoftimi i plotë:

“🇦🇱 | Ambasadori 🇬🇧 Duncan Norman në Twitter. 👇
“Afati për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit është shumë pranë. Partitë politike duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë qytetarët 🇦🇱 të mos jenë të përfshirë me krimin e organizuar ose korrupsionin apo të lidhur drejtpërdrejt me ata që janë.”

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re