Skip to content

Zgjedhjet e 25 prillit, demokratët nisin votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia. Kjo është lista…

Partia Demokratike nis votimin e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia.

Procesi që nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri.

Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë:
Dega Kukës, Qarku Kukës:

1. ADMIR SINAMATI
2. ARBEN CEJKU
3. BASHKIM SHEHU
4. IBRAHIM BRUKA
5. SAHIT PRIZRENI

6. VJOLLCA VATA

Dega Tropojë, Qarku Kukës:

1. BESNIK DUSHAJ
2. FERIDE RRAHMANI
3. ISUF ÇELA
4. LUSH SUSAJ
5. MIMOZA HAJDARMATAJ

6. XHEM NEZAJ

Dega Has, Qarku Kukës:

1. AVENIR PEKA
2. DEMUSH KASTRATI
3. ELEZ MACI
4. ISMET JAKU
5. ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.