Në një intervistë për “Faxnews” avokati Altin Goxhaj shprehet se për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore të parakohshme të vendoset në qeveri teknike që të përgatis zgjedhjet. Avokati shtoi se nuk është qëllim për të shkuar në Parlament por qëllimi është për të punuar brenda tij.

Avokati Goxhaj komentoi zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se me angazhimin e PD-së në kodin zgjedhor punuar për të përgatitur fitore e radhës të kryeministrit Rama. Ndër të tjera avokat tha se kanë propozuar në KQZ që ai që shet votën dhe e denoncon blerësin të paguhet me tre milionë lekë për të ndaluar korrupsionin në fushata elektorale.

 

“Një qeveri teknike, të përkohshme 1 vjeçare maksimumi që të përgatisë zgjedhjet e parakohshme si lokale dhe qendrore por me një Kushtetutë të re e cila do të bazohet tek referendumet kombëtare, si për të drejtën për ta bërë kushtetutën dhe për formën e saj finale. Qëllimi nuk është të shkosh në parlament por të bësh një punë atje.

Ftesën që ka bërë Kreshnik Spahiu me Aleancën Kuq e Zi unë e kam parë listën e partive dhe emri jonë nuk ishte aty. Kreshniku bën sikur s’ekzistojmë por kur sheh parti të cilat kanë trafikuar vota në Parlament në favor të kësaj reforme zgjedhore për të bllokuar partitë e vogla.

Po vazhdoi kështu ka të drejtë Rama, PD-ja në angazhimin që ka bërë në reformën zgjedhore i ka përgatitur Ramës fitoren. Propozimin tonë PD nuk e ka mbështetur në KQZ, ku u vendos që filmimi i votës do të transmetohet vetëm në sallën e KQZ-së. Tjetër nëse çdo kush që shet votën e tij denoncon blerësin e votës fiton 3 milion lekë të vjetra si shpërblim për të ndaluar korrupsionin. Ka disa elemente që PD ka bërë pazar me Ramën”, u shpreh Goxhaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re